Pjesa e tretë e intervistës me Thomasom Behrensom, kreu i Audiologjisë në Oticon
Çfarë mendoni se do të sjell e ardhmja për aparatet e zgjuar të dëgjimi?
Ne kemi disa qëllime ambicioze për aparatet e zgjuar të dëgjimit. Një nga gjërat që ne planifikojmë të jenë më afat gjatë është për të bërë diçka si EEG në aparate dëgjimi, kështu që pajisja të mund të kryejë mbikëqyrjen e avancuar të trurit në kohë reale.
Bazuar në atë që po ndodh në tru mund të vendosim se si më së miri të mbështesim përdoruesit.Për shembull, në qoftë se shohim në analizat e EEG që njerëzit janë të tronditur dhe të lodhur nga kushtet aktuale të dëgjuarit, atëherë ne mund të ulim sasinë e mbështetjes që ne japim për përdoruesit nëpërmjet pajisjes.
Egziston numër i madh i ideve se si të përdorim EEG-në për përmirësimin e funksionimit të aparateve për dëgjim. Nga EEG-ja mund të zbuloni se ku njerëzit shohin dhe gjithashtu mund të përdoret për të optimizuar tingujt e asaj që njerëzit të shohin.
Egzitojnë edhe shenja të tjera. Për shembull, nga EEG-ja mund të zbuloni nëse njerëzit janë në gjumë apo jo. Nëse janë në gjumë, ju mund të doni ta ulni forcën. Jo për të reduktuar shumë, por mjaftueshëm për të dëgjuar nëse diçka ndodh, që të mund të reagojnë edhe më tej nëse është e nevojshme ajo, dhe ende të mos i shqetësojë as zhurma nga mjedisi. Ka shumë gjëra që mund ti arrijmë në ardhmëri.
Gjithashtu në aparatet e dëgjimit mund të ndërtohen dhe funksionalitete që do të regjistrojnë nëse njerëzit vrapojnë, ecin , shtrihen ose qëndrojnë. Ne mund të zbulojmë rrahjet e zemrës dhe shumë aspekte të tjera të shëndetit. Për ne kjo është për të vendosur se çfarë ne mendojmë se janë aspekte të rëndësishme të kujdesit shëndetësor të dëgjimit që me të vërtetë duam ti vendosim si prioritet dhe të zbatohen shpejt.
Unë nuk jam duke thënë se kjo është e lehtë. Ne e shohim se ka sfida teknologjike në zbatimin e këtyre teknologjive në një dizajn shumë të vogël mekanik dhe e gjithë kjo të punojë në burim të kufizuar të energjisë, siç është bateria e vogël në aparatin e dëgjimit. Mirëpo kjo nuk është pengesë të kemi ambicie për ta bërë më të lehtë për njerëzit që kanë një dëmtim të dëgjimit që ta jetojnë jetën e tyre.
Ne duam që njerëzit të vënë aparatet e dëgjimit në mëngjes dhe pastaj të mos mendojnë më për ta deri sa nuk i heqin në mbrëmje dhe ti lënë të mbushen për përdorimin e nesërm.
Ju lutem a mund ta spjegoni termin 'Brain hearing (Dëgjim truror) '?
Atë që truri vazhdimisht bën është shumë më tepër se vetëm një ndjenjë e zërit. Sens të mirë të dëgjimit do të thotë se truri ka nevojë të qëndron i lidhur shoqërisht. Lidhja sociale është një shpërblim që i motivon njerëzit të angazhohen, dhe kur atë e bëjnë në mënyrën të mundshme e stimulojnë trurin që të punojë mirë.
Kjo është në thelb se si ne duam të zhvillojmë tekonologjinë e dëgjimit ; jo vetëm të shohin në dëgjim si një shqisë e izoluar, por për të parë se si i mundëson përdoruesit për të bërë çdo gjë që ai dëshiron. Siç e thashë, ne kemi dokumentuar se OPN përmirëson aftësinë e njerëzve për të dëgjuar fjalimin në zhurma, por edhe zvogëlon barrën në tru dhe lejon të mbajnë mend më shumë.
Kjo tregon se ne mendojmë shumë gjerësisht për rehabilitimin e dëgjimit dhe çka mund të bëj një aparat i rregulluar mirë për njerëzit me dëgjim të dëmtuar .
Cili është vizioni i Oticon?
Ne duam të ndihmojmë njerëzit të jetojnë jetën e tyre me ndihmën e aparatit të dëgjimit që ata kanë. Kur e themi këtë, ne me të vërtetë e mendojmë në çdo aspekt. Çështja është për të rregulluar për të punuar si ata duan, sepse njerëzit me humbjen e dëgjimit të pa trajtuar priren për të tërhequr në veten e tyre dhe të bëhen të izoluar nga shoqëria.
Izolimi social është dokumentuar shumë mirë si diçka që përfshin një numër të problemeve shumë të rënda shëndetësore të tilla si depresioni dhe varësisë, ku njerëzit nuk mund të jetojnë në shtëpinë e tyre për aq kohë të gjatë sa do mundnin po të ishin më ndryshe.
Gjithashtu mund të përshpejtojë procesin e çmendurisë që është shumë serioze. Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme që njerëzit të cilët kanë humbje të konsiderueshme të dëgjimit, detyrueshëm të trajtohen. Ne me siguri e themi si prodhues të aparateve për dëgjimi, para se kemi pasur biseda të shumta me studiues të pavarur të gjithë janë dakord se karakteristikat e padëshiruara të aparateve për dëgjim janë kaq të vogla dhe nuk ka asnjë arsye të mos përdorni aparatet e dëgjimit nëse keni humbje të konsiderueshme të dëgjimit sepse përfitimi potencial është i madh, edhe pse sot ato nuk janë me të vërtetë të pranuar gjerësisht në shoqëri.