Pyetja më e shpeshtë e përdorusve është çmimi i aparateve për dëgjim. Nuk është befasuese sepse aparatet për dëgjim nuk janë temë kryesore dhe publiku i gjerë nuk di shumë për to. Duke e pasur parasysh situatën ekonomike dhe standartin e qytetarëve në shtet ajo është e mundshme. Si mjet ndihmës i medicinës e cila duhet t'iu shërbej njerëzve me dëgjim të dëmtuar dhe nuk dëgjojnë mirë, aparatet për dëgjim kanë dallim të madh në çmim të cilët varet nga niveli i teknologjisë e cila është përbërë për secilin model. Dallimi i nivelit të teknologjisë i klasifikojnë mundësitë e secilit model të aparatit për dëgjim, dhe vetë kjo ka ndikim në çmimin e aparatit për dëgjim.

Aparatet për dëgjim janë prodhim i teknologjisë më bashkëkohore dhe gjithmonë janë një hap para gjithë prodhimeve tjera në industrinë e elektrikës. Atë e karakterizon kërkesa për miniaturë cilësore, konsum të ulët të energjisë dhe sigurim i lartë i punës shumëvjeçare, të gjitha arritjet në elektronikë më së shpeshti  aplikohen për herë të parë në industrinë e aparateve për dëgjim. Për shembull, tranzistori i parë në botë, për të cilën  është ndarë edhe çmimi Nobel, industrija së pari është përdorur në aparatet për dëgjim, ka pasur kërcim të madh në miniatur dhe konsum të vogël të baterive në kohën e saj. 

Për dallim nga celularët bashkëkohor, të cilat janë të njohur dhe të afërt për të gjithë, aparati për dëgjim është i pakrahasueshëm në madhësinë e tij të vogël dhe bateritë zgjasin më shumë, mirëpo edhe siguria në punën e saj matet me vite.

Përveç kësaj njerëzit në përgjithsi nuk e dinë që çmimi i aparatit në të vërtetë është shumë e shërbimit të plotë të cilën përdoruesi e fiton për dëgjim më të mirë. Ky shërbim fillon nga ardhja juaj në një nga qendrat e Auditiva ku së pari kryhet biseda me defektologë ku dhe në bazë të audiometrisë bëhet vlerësimi se cili model i aparatit ju përshtatet sipas shkallës së dëmtimit të dëgjimit. Pas asaj provohen modelet e aparateve që ua propozojnë,  rregullohet aparati në përputhshmëri me shkallën e dëmtimit, në fund sipas përshtypjes së pacientit dhe ndjeshmërisë zgjedhet aparati për dëgjim i cili më së shumti përshtatet.  Pas saj ndjeket progresi i përdoruesit në kuptimin e fjalës, analizohet progresi dhe bëhet rregullim plotësues.

Ai është proces i përhershëm dhe shërbim i rëndësishëm të cilën ua ofrojmë pacientëve , që të sigurojnë shërbime më të mira për dëgjim dhe pas viteve të blerjes së aparatit. Në Auditiva të gjitha këto shërbime janë falas.

 

Në çmimin e aparateve për dëgjim ndikojnë edhe shërbime të ndryshme në procesin për dëgjim më të  mirë:

 

  1.  Otoskopi - kontroll i kanaleve të veshit dhe largim i yndyrnave të dyllit nëse ka
  2.  Diagnostifikim i gjendjes së dëgjimit: përfshin metoda të ndryshme ( audiometrija, timpanometrija, lokalizim i tinitusit etj.)
  3. Kontroll profesional i dëgjimit  dhe përcaktim të shkallës së dëmtimit
  4. Në bazë të shkallës së dëmtimit të dëgjimit bëhet përzgjedhja dhe programim i aparateve për dëgjim
  5. Pas përzgjedhjes së modelit të përshtatshëm bëhet rregullim nëpërmjet softverit special, kryhet trajnim i pacientit për përdorimin e aparatit për dëgjim
  6. Si dhe me kalimin e kohës dëgjimi ndryshon, kshtu që duhet të bëhen korigjime në rregullimin fillestar të aparateve për dëgjim
  7. Kontroll i rregulltë për saktësinë e aparateve për dëgjim
  8. Krijim i një furnizuesi të besueshëm të pjesëve origjinale që të sigurohet funksionim i shpejtë dhe me cilësi në servisin qëndror me kohë të pritjes minimale (më pak se 24 orë)
  9. Info shërbimi për përdoruesit e cila është në dispozicion nëpërmjet internetit, telefonit etj.

 

Në tregun e Maqedonisë egzistojnë oferta për aparate për dëgjim nga disa prodhues botëror, dhe secili prej tyre ofron numër të madh modelesh të cilat zgjedhen sipas shkallës së dëmtimit së dëgjimit të përdoruesit, nevojat e tyre dhe mënyra e jetës. Çmimet janë të ndryshme dhe varet nga mënyra se si blihet aparati për dëgjim. Përderisa aparati për dëgjim blihet nëpërmjet Sigurimit Shëndetsorë dhe i plotësoni kushtet e shënuara nga sigurimi shëndetsorë atëherë çmimi i aparatit për dëgjim është 0 denarë.

Përderisa nuk i plotësoni kushtet e shënuara nga Fondi për të blerë aparat dëgjimi nëpërmjet sigurimit shëndetsorë, gjithmonë egzistonë mundësia të blihet aparati privat, me para të gatshme apo me rata, kurse modelet bashkëkohore mund të kushtojnë nga qindra euro deri mbi 2000 euro për modelet me cilësi nga teknologjia e re.

Gjatë procesit për blerje të aparateve për dëgjim duhet të jeni të kujdesshëm sepse tregu i aparateve për dëgjim ka pajisje të ndryshme të cilat mund të duken si aparate për dëgjim dhe promovohen sikur e zmadhojnë zërin. Këto pajisje janë më të lira për dallim nga aparati i vërtetë për dëgjim dhe mund të duken joshës, mirëpo duhet të jemi të vetëdijshëm që ajo nuk është pajisje ndihmëse e medicinës por, zmadhues i cili e zmadhon zërin në tërësi. Aparatet për dëgjim e zmadhojnë zërin sipas frekuencave të ndryshme dhe gjatë rregullimit mund të përshtaten sipas dëmtimit të dëgjimit për secilin përdorues, pajisjet e lira të cilat e zmadhojnë zërin në tërësi  mund të shkaktojnë dhimbje dhe të dëmtojnë dëgjimin në ato frekuenca ku ka qenë i ruajtur. Dhe mes aparateve të vërtetë për dëgjim të cilat janë pajisje ndihmëse të medicinës egzistonë dallim në çmim dhe ajo thjeshtë shihet nga niveli i teknologjisë  dhe përkrahja e përdoruesit, kshtu që çmimet e lira të aparateve në vete mbajnë nivel të ulët të teknologjisë dhe mundësi të pakta për përdoruesin siç është zë i keq nga aparatet, përkrahje më të ulët gjatë rregullimit dhe këshillave falas, etj.

Kur jeni në fazën për zgjedhje të aparateve për dëgjim, ju këshillojmë të provoni disa modele të aparateve. Kërkoni në interntet, shikoni shpalljet ose më mirë të dëgjoni këshillat e dikujt i cili ka përvojë me aparate për dëgjim.

Në atë rast pyesni për kushtet në vijim:

  1. Çfar prodhimi është aparati për dëgjim? Prodhuesit botëror gjenden në Europë dhe Amerikë
  2. Sa kohë është prodhuesi  në teritorin e Maqedonisë.
  3. Sa i madh është rrjeti shpërndarës në Maqedoni? Numri i filijaleve dhe në cilat qytete ? Si është orari i punës?
  4. A ka marrëveshje me fondin shpërndarësi?
  5. Vlerësoni profesionalizmin e stafit me të cilin keni qenë në kontakt.
  6. Si është përkrahja ndaj përdoruesve,sa zgjat dhe sa kushton?
  7.  Si janë kushtet e garancionit? Çka mbulon garancioni dhe sa zgjat?
  8. Si është i organizuar servisimi? Për sa kohë shpërndarësi vërteton që çdo defekt do të largohet?
  9. Pas kalimit të afatit për garancion: sa është çmimi i servisit dhe intervenimeve të shpeshta?
  10. A ka mundësi për provë shpërndarësi, gjegjësisht kthimi i aparatit nëse nuk jeni të kënaqur nga rezultati ? Për sa kohë mund të kthehen aparatet? A i merrni sërish të gjitha paratë prapa?

Në interes tuajin është të merni përgjigje për të gjitha pyetjet e më parshme. Mos supozoni duke menduar se do të kuptohet. Kur të jeni përdorues i aparatit për dëgjim të gjitha këto pyetje do të jenë të rëndësishme për ju.

Sigurisht, cilësia e zërit nga aparatet e ri do të jetë vendimtar, përmirsim i kuptimit të fjalës, kënaqësia juaj e përgjithshme e aparateve të ri.

Dhe për fund : çmimi i aparateve për dëgjim dhe shërbimi duhet të shihet si shumë e të gjithë këtyre faktorëve.