Oticon dhe rok bendi Styx filluan bashkëpunimin për herë të parë të bëjnë transmetim live nga koncerti i grupit Styx për pacientë të cilët përdorin Opn aparat për dëgjim të cilët mund të lidhen në internet. Koncerti u mbajt në SHBA në New Jersey më 22 Gusht në 9:30 p.m EST.
Mundësinë ta dëgjojnë koncertin kanë të gjithë përdoruesit e Opn pa dallim nga vendi dhe banimi.

Ky koncert i bendi Styx është pjesë e turneut veror dhe për herë të parë është transmetuar koncerti live direkt tek njerëzit të cilët mbajnë aparate për dëgjim, duke iu dhënë mundësinë nëpërmjet aparateve të pranojnë zëra nga transmetimi live si të ishin prezent në koncert.

Familja e Oticon Opn aparate për dëgjim mund të lidhet me internet, si dhe mund të lidhet me pajisje të ndryshme të cilët përdoruesit mund të dëgjojnë TV, mund të lidhet me zilen e derës, me alarmet e zjarrit dhe pajisje të ndryshme bashkëkohore. Këto aparate të vogla dëgjimi diskret, japin zë më natyral dhe më të pastër që iu mundëson përdoruesve më lehtë të marrin pjesë në bisedën e cila zhvillohet në mjedis të zhurmshëm siç janë restoranet, ngjarjet publike apo koncertet.