Sa shpejt reagoni kur paraqitet dëmtimi I dëgjimit, aq më shpejt do të rikuperoni mprehtësinë, besimin dhe kontrollin. Reagimi në kohë është vendimtar në ndalimin e shumë efekteve negative që mund të ndodhin si pasojë e dëgjimit të humbur, si:

Rënie ndijore

Kur nuk dëgjoni çfarë po ndodh rreth jush, vuan mprehtësia juaj mendore.Kjo sepse, duke reduktuar stimujt, me kalimin e kohës, aftësia e trurit për të përpunuar tingullin dhe njohjen e fjalës mund të shkatërrohet.Truri nuk merr ushtrimin që i nevojitet.

Rënie mendore

Hulumtimi vazhdimisht tregon efektet e rëndësishme që humbja e dëgjimit ka në performancën sociale, psikologjike dhe njohëse. Kjo mund të çojë në rënie njohëse dhe çmenduri.

Tërheqje sociale

Për shkak se bisedat marrin më shumë energji mendore kur përpiqeni të dëgjoni, atëherë dëmtimi i pa trajtuar mund të çojë njerëzit që të shmangin shoqërimin. Nëse nuk reagoni me kohë, kjo mund të çojë në izolim dhe depresion.

Sa më shpejt të kërkoni ndihmë për një dëgjim më të mirë, aq më shpejt e ndaloni zhvillimin e efekteve negative

A i ndjeni ju apo ndonjë i afërm i juaj këto efekte?

  • Ju ndiheni të pasigurt kur jeni jashtë, sepse nuk dini se nga vijnë tingujt
  • Ndiheni të dëshpëruar dhe të vetmuar
  • Jeni më të lodhur dhe keni nevojë për pushim pas punë ose shoqërisë
  • Keni vështirësi të mbani mend dhe të kujtoheni çfarë ju kanë thënë njerëzit
  • Ju keni vështirësi në ndjekjen e bisedës, veçanërisht në tubime me më shumë njerëz
  • Ulje e cilësisë së jetës për shkak të dëgjimit të dëmtuar
  • Dëmtimi i dëgjimit nuk prek vetëm personin që nuk dëgjon mirë, por edhe familjet e këtyre njerëzve

Është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nëse vëreni shenjat e dëmtimit të dëgjimit në veten ose me të afërmve tuaj

Ekspertët e dëgjimit janë të gatshëm t'ju këshillojnë

Nëse nuk e shihni mirë, do të shkonit tek një optik. Nëse keni  problem me dhëmbët, do të shkoni te dentisti. Por për shumë arsye të ndryshme, si krenaria apo siklet, shumë njerëz i shmangen një eksperti dëgjimi. Ne në Auditiva jemi gjithmonë të gatshëm t'ju ndihmojmë.

Rezervoni kontroll falas të dëgjimit