ÇKA ËSHTË ONLINE KONTROLLI PËR DËGJIM?
Online kontrolli për dëgjim zgjat disa minuta dhe shfaq mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për indentifikim fillestar të ndryshimit për dëgjim tek personat të cilët dyshojnë se kanë dëmtim të dëgjimit. Ky kontroll online i dëgjimit stimulon një nga situatat në jetë ku është prezente zhurma, si do ta kuptonit sa shumë mund të fokusoheni në bisedë dhe ta filtroni dhe të largoni zhurmën. Reagimet e juaja do të tregojnë a keni filluar të ndjeni humbje dhe paqartësi në dëgjim, e cila ju paraqitet shumë personave me kalimin e kohës dhe moshës.Gjatë testit niveli i sfondit të zhurmshëm do të rritet dhe ulet që të ju testoj në çfarë zhurmë mund të hasni përpara se të filloni të humbni fokusin në bisedë.
Para se të filloni testimin duhet të rregulloni zërin e kompjuterit në bazë të nivelit normal të fjalës. Gjatë testimit duhet të mbani kufje përshkak të kushteve më të mira të testimit. Pas mbarimit të testit duhet të shkruani e-mail adresën tuaj ku do të dërgohen rezultatet e testimit online të dëgjimit, spjegim adekuat dhe rekomandim.
ÇKA DON TË THOTË REZULTATI NGA ONLINE KONTROLLIM I DËGJIMIT?
Rezultatet e tuaja nga kontrollimi i dëgjimit do të shfaqet me shkallë nga 0 deri në 100%. Sigurisht sa më shumë fitoni nga rezultati aq më mirë mund të kuptoni fjalët në mjedis të zhurmshëm. Rezultatet më pak se 64% mund të tregojnë përkeqësim të aftësisë së kuptimit të fjalës në mjedis të zhurmshëm dhe dëgjim më të dobët, dhe sa është më i ulët rezultati duhet të keni parasysh mundësin për kontrollim profesional të dëgjimit nga ana e personit ekspert.
Ju lutemi të keni parasysh se cili do test online i kontrollit të dëgjimit duhet të shfrytëzohet për qëllime informative dhe se këto teste janë për të ndihmuar indentifikim fillestar të dëmtimit të dëgjimit dhe t'u japin forcë njerëzve të ndërmarrin hapa konkret për dëgjim më të mirë. Ky testim nuk është zëvendësim i kontrollit audiometrik i dëgjimit të cilët e zbatojnë profesionalisht audologët e shkolluar.
Testoni dëgjimit tuaj tani!