ConnectLine lidh aparatet për dëgjim me pajisje tjera ( prizë për telefon, TV prizë, Streamer Pro), Oticon Remote Control, Oticon Amigo, alarm enkas për persona me dëgjim të dëmtuar, alarm i foshnjave,prizë hapsinore)
Oticon pajisje ndihmëse
ConnectLine është i integruar plotësisht në sistem të thjeshtë për përdorim dhe ofron përfitim maksimal të mbajtjes së aparateve për dëgjim. Ky sistem funksionon me të gjithë Oticon wireless aparate për dëgjim duke përmirsuar përvojat pozitive të dëgjimit dhe komunikimit siç është biseda nëpërmjet celularit , shikimi i televizionit, dëgjim i muzikës, video bisedë etj.
ConnectLine përbëhet nga pajisjet në vijim: Streamer Pro, prizë për telefon,TV prizë dhe Mikrofon.
Aplikacioni Oticon Connectline App për IPhone, iPad, iPod touch dhe Android celularë të menqur dhe tablet i'u mundëson përdoruesve të shfrytëzojnë të gjitha përparsitë e ConnectLine sistemit në një vend Ky aplikacion mund të shkarkohet falas nga App Store ose Google Play.
Oticon Remote Control 2.0 është telekomandë që mund të shfrytëzohet për rregullimin e volumit të aparateve për dëgjim dhe ndryshimin e programeve të aparateve për dëgjim që të jetë më i këndshëm dëgjimi. Mund të përdoret me të gjithë wireless Oticon aparate dhe janë të përshtatshme për përdorues të cilët zgjedhin designRITE, IIC ose CIC modelet pa butona apo personat që kan problem me përdorimin e butonave të vogël.
Otiocon Amigo është sistem që dërgon sinjale të zëëshëm drejtëpërdrejt në veshët e fëmijëve për kuptim më të mirë të zërit në mjedis të zhurmshëm dhe përbëhet nga tri pjesë: mikrofon, transmetues dhe pranues. Është e rëndësishme gjatë zhvillimit të fëmijëve të mund ta dëgjojnë mirë mësuesin në klasë të zhurmshme, ti përcjellin udhëzimet gjatë aktiviteteve tjera plotësuese (sport etj.) të shikojnë televizion me familjen dhe të reduktojnë lodhjen gjatë dëgjimit.
Auditiva në ofertë ka alarm specialë të projektuar për persona me dëgjim të dëmtuar, alarm për foshnjë (mbikëqyrje ), si dhe prizë hapsinorë për TV dhe stereo sistem. Për informata më të hollsishme për pajisjet ndihmëse, kontaktoni filijalet tona të cilat mund ti shihni nëse klikoni në KËTË LINK.