Oticon Sensei është familja e aparateve për dëgjim e dizajnuar special për fëmijë. Është projektuar në platformën më të re Inium, Sensei kombinon ide inovative dhe dizajn të fuqishëm, me atë plotësohen nevojat unike të fëmijëve të të gjitha moshave.

 

Sensei është projektuar  për fëmijë me shkallë të dëmtimit më të lehtë dhe atë të rëndë të dëgjimit. Sensei modelet mbulojnë zonë për rregullim nga 10 kHz në 8-10 kanale në varësi nga modeli i zgjedhur dhe mundësojnë formimin e 4 programeve të ndryshme

Sensei familja e aparateve për dëgjim përfshin dy vargje të çmimeve, Sensei Pro dhe Sensei  Standard. Të dy variantet i përfshijnë:

  • RITE ( me mundësi për zgjedhje të tre forcave miniFite resiver (60, 85, 100),
  • BTE modele ( Sensei 75, Sensei 90) i përshtatshëm me Corda miniFit ( mundësi për zgjedhje miniFit: open dome-6,8,10, bass dome - single vent - 6, 8, 10, 12mm, bass double vent - 6, 8, 10, 12mm, power dome - 6, 8, 10, 12 mm).

Siguron performasa të larta të kupimit të fjalës edhe në mjedis kompleks. Sensei ofron fleksibilitet impresiv me mundësitë që të përshtateni në të gjitha nevojat specifike të përditshme të secilit fëmijë me dëgjim të dëmtuar .

Speech Guard E system siguron plotësisht përvojën e dëgjimit natyror duke kombinuardy metoda të aplikimit, jolineare dhe lineare në një sistem kompresor.Kjo ka krijuar një bazë solide për zhvillimin e sistemit të auditimit. 

SmartFit Trainer është risi në familjen e aparateve për dëgjim e cila ia lehtëson prindërve për të pozicionuar mirë protezën individualë duke përdorur treguesin LED.

Oticon Sensei mundëson dhe përdorimin e pajisjeve shtesë për komunikim siç është FM sistem dhe Connect line sistem ( Streamer Pro, TV dhe IPhone përshtatës). Është ndërtuar me materiale që zvogëlojnë mundësinë e reaksioneve alergjike, rrisin rezistencën ndaj pluhurit, ujit dhe dëmtimeve fizike.

Në dispozicion janë 11 ngjyrat e shtëpizës ndërtuar nga materiale biokompatibile.