Oticon Safari është familja e aparateve për dëgjim është projektuar për përdorues me moshë të caktuar nga foshnjat deri tek adoleshentët. Nevojat e tyre të vetme është të jenë të kënaqur me modelin të cilët mbulojn dëmtimin e dëgjimit nga më i lehti tek më i rëndi.
Fëmijët me dëgjim të dëmtuar në përditshmëri hasin në mjedise komplekse të zhurmshme dhe në çdo hap aftësia e zvogëluar për dëgjim i kufizon në procesin mësimor. Modelet Safari janë të dizajnuar që ta përmirsojnë kuptimin e fjalës dhe dhe orientimin nga vie zëri nga çka ndihmojnë fëmijët me dëmtim të rëndë të kenë komunikim më të mirë me mjedisin e tyre.
Safari modelet mbulojnë zonë për rregullim nga 6.5 kHz në 8-10 kanale në varësi nga modeli i zgjedhur dhe mundësojnë formimin e 4 programeve të ndryshme
Safari familja e aparateve për dëgjim mundëson zgjedhje për BTE (pas veshit) modeli në tre vargje çmimi me performansa të ndryshme : Safari 300, Safari 600, Safari 900. Në secilën kategori janë të disponueshme 3 nënmodele: Safari 312BTE, Safari 13P BTE dhe Safari 13 Super Power.
Koncepti i fuqishëm audiologjik në kombinim me dizajn të fuqishëm dhe LED treguesi me dritë është i përsosur për fëmijët.
Speech Guard funksioni i jep prioritet fjalës kshtu që e zvogëlon tensionin në dëgjim. I vetmi sistem për zbutjen e zhurmës (Spatial Noise Management)është dizajnuar për përmirsim të kuptimit edhe në mjedise më të komplikuara. (p.sh. në klasë )
Modelet Safari mundësojnë dhe përdorimin e pajisjeve shtesë për komunikim siç është FM sistem dhe Connect line sistem ashtu që përdoruesve të saj i'u mundëson përdorimin e telefonave, celularëve, televizionit etj.