- Ku prodhohen aparatet e dëgjimit të cilat I shitni ?
Auditiva e përfaqëson udhëheqësin botëror të prodhimeve të aparateve për dëgjim, kompanija nga danimarka Oticon. Aparatet e tyre për dëgjim prodhohen në Unionin Europian.
- Çfarë lloje të aparateve egzistojnë?Egzistojnë dy lloje themelore të aparateve për dëgjim:
1.Aparat i cili vendoset pas veshit me tubë i cili hyn në kanalin e veshit
2. Aparat kanal I cili vendoset I tëri në kanalin e veshit
- Si mund të blej aparat për dëgjim?
Aparatet për dëgjim mund ti bleni privat me para të gatshme dhe në rata nëpërmjet kredisë bankare NLB - Tutunska banka, si dhe nëpërmjet Fondit shëndetsor për sigurim FZOM.
- Cili është çmimi i aparateve për dëgjim?
Përshkak se Auditiva në ofertat e saj ka mbi 100 modele të Oticon aparateve për dëgjim,dallojnë në karakteristikat e tyre, mundësia dhe gjithashtu çmimi i blerjes dallon, atëherë edhe gama e çmimit është e lartë dhe lëvizë nga 0 denarë për aparat (nëpërmjet fondit shëndetsorë për sigurim FZOM - nën kushte të caktuara që ata i përshkruajnë) deri në mbi 50 000 denarë të aparateve më të reja të cilat përmbajnë nivelin më të lartë të teknologjisë së përparuar.
Zgjidhja për një model të veçantë përzgjidhet sipas shkallës së dëmtimit të dëgjimit të përdoruesit, mënyra e jetesës dhe nevojat individuale. Auditiva herë pas here organizon dhe ofron promovime ku mund ti blini aparatet me çmime të reduktuara.
- Cili aparat për dëgjim është më i mirë, analog apo digjital?
Aparatet e dëgjimit digjital janë aparate nga brezi i fundit dhe janë më të mirë prej analogëve për arsye që jo vetëm se janë nga brezi i ri por kanë mundësi dhe zgjidhje teknologjike, kanë tingull më të pastër të butë dhe më natyral.
- A është mjaftueshëm të mbaj vetëm një aparat për dëgjim?
Rekomandimi i gjithë specialistëve dhe ekspertëve që punojnë me dëmtimin e dëgjimit është që të mbahen dy aparate për dëgjim në të dy veshët përderisa egziston dëmtim në të dy veshët. Me dy aparate për dëgjim аrrihet zë natyral dhe cilësor, njohje më të mirë të zërit, orientim më të mirë në hapsirë, gamë më të gjerë të dëgjimit , kuptim më të mirë më të relaksuar gjatë dëgjimit dhe pa mundim.
- A mund të porositet aparati për dëgjim nëpërmjet internetit?
Jo, aparati për dëgjim nuk mund të porositet nëpërmjet internetit për arsye se para se të filloni të përdorni aparatin është e nevojshme të rregullohet me ndihmën e kompjuterit.
- A mund të blihet aparati për dëgjim pa ardhur në lokalet e firmës
Para blerjes së aparatit për dëgjim duhet të vini në ambientet e ndërmarrjes që të rregullojmë aparatin sipas rezultatit të dëgjimit që është kryer (audiometri) me ndihmën e kompjuterit dhe programit special dhe funksionin e tij që është në pajtim me dëmtimin e dëgjimit me të cilin personi do ta përdor.
- A mundet aparati juaj të blihet nëpërmjet TV shop?
Aparatet tona për dëgjim nuk mund të blihen nëpërmjet TV shop, vetëm në filijalet e Auditiva nëpër Maqedoni.
- Sa zgjasin bateriat e aparateve për dëgjim
Bateritë e aparateve për dëgjim zgjasin prej 7 deri 14 ditë në varësi prej modelit dhe llojit të aparatit për dëgjim .
- Përse zgjasin pak bateritë?
Bateritë zgjasin relativisht më pak se sa presin njerëzit për shkak se aparatet punojn pa pushim gjatë gjithë ditës dhe poashtu për zërin e fortë në aparatet për dëgjim duhet sasi më e madhe e energjisë elektrike.
- A keni aparat dëgjimi me bateri që mbushen?
Rekomandim për aparatet e dëgjimit është të përdoren me bateri standarde të reja të cilat janë maksimalisht të mbushura. Bateritë të cilat mbushen janë me kapacitet të ndryshueshëm dhe nuk mund të garantojnë punë të barabartë të aparateve për dëgjim sikurse bateritë me kapacitet standard.