Me mirëmbajtje adekuate të aparateve për dëgjim mund të kontriboni në qëndrueshmërinë e tyre. Ja disa këshilla.

 

  • Kur të përdorni aparatin për dëgjim mbajeni në sipërfaqe të butë, që të largohet dëmtimi në rast se ju bie aparati.
  • Për sipërfaqjen e aparatit përdorni leckë të thatë të butë. Mos përdorni lecka të lagura apo alkohol.
  •  Protezën e aparatit rregullisht ta pastroni me mjete adekuate higjienike .
  • Kanali juaj i veshit prodhon yndyrna dylli (cerumen) e cila mund të mbyll hapsirën e aparatit tuaj të dëgjimit. Plotësisht hiqeni yndyrën e dyllit që është mbledh.
  • Aparatin e dëgjimit nuk duhet ta lani apo ta lagni me ujë apo me ndonjë lëng tjetër. Nuk duhet të mbahet në lagështi psh. banjë, dush apo shi.
  • Nëse aparati është lagur, fshijeni me kujdes dhe dërgojeni në servis.
  • Përdorimi i i mjeteve për tharje nga lagështia mund të largojnë probleme të tilla dhe aparati të punojë me afat më të gjatë.
  • Kur nuk e përdorni aparatin për dëgjim, patjetër hapeni kapakun e shtëpizës së baterisë që të mundëson qarkullim të ajrit brenda në aparat.
  • Aparatin tuaj të dëgjimit nuk duhet ta ekspozoni në temperatura të larta, psh. Në automobilin tuaj nëse e keni parkuar në diell. Gjithashtu nuk duhet ta thani aparatin tuaj të dëgjimit në mikrovalë apo në cilën do qoftë nxemje tjetër.
  • Mjetet kozmetike, parfume, spërkatës për flokë, losione pas rruajtjes, kremra për diell dhe spërkatës kundër insekteve mund ta dëmtojnë aparatin tuaj për dëgjim. Gjithmonë para se të përdorni mjete të tilla duhet të prisni të thahet para se të vendosni aparatin tuaj për dëgjim. Nëse përdorni losion duhet së pari ti pastroni duart para se ta kapni aparain tuaj të dëgjimit.

Për informata plotësuese për mjetet e mirëmbajtjes së aparateve tuaja për dëgjim jemi në dispozicionin tuaj.