Suksesi me aparate për dëgjim kërkon kohë dhe durim. Mbajtja e rregulltë e bën më të lehtë që të mësoheni me aparate. Kur të zgjedhni model i cili juve ju përshtatet më shumë, do të ju japim informata shtesë për karakteristikat e tij, përdorimin dhe mirëmbajtjen.
Disa këshilla të vlefshme.
- Mbani aparatet e dëgjimit në shtëpi, edhe atëherë kur jeni vetëm.
- Provoni të identifikoni zërat rreth jush (psh. enët e ushqimit, rrjedhja e ujit, telefoni, tingulli i frigoriferit. klima...). Kur të zbuloni burimin e disa zërave mund të jen të pakëndshëm.
- Lexoni me zë. Do të vëreni se zëri juaj është ndryshe me aparate për dëgjim. Ai gjithashtu do të jetë më i zëëshëm , duke pas parasysh se mikrofoni i aparatit është më afër zërit tuaj se sa i zërave të njerëzve të tjerë.
- Në fillim provoni të bisedoni me një person në ambient të qetë. Është mënyrë e komikimit më të lehtë dhe ju mundëson gradualisht të mësoheni me tinguj më të fortë.
- Kur të jeni të gatshëm provoni aparatet tuaja ti mbani në situata më të rënda ku bisedojnë më tepër persona dhe ku ka zhurmë.
Më këmbëngulje dhe ushtrime do të vëreni që mund ti mbani aparatet në shumë situata. Sigurisht duhet kohë, dhe mësimi me aparate është individuale.