Aparatet për dëgjim nuk mund ta kthejn dëgjimin në normalitet. Megjithatë, me ushtrime rritet vetëdija juaj e zërit dhe burimi i tij. Do të dëshironi ti mbani aparatet vazhdimisht prandaj zgjidhni me kujdes cili aparat ju përshtatet dhe cili është më i thjeshtë për përdorim.

Shkurtimisht do ju spjegojmë çka realisht të prisni kur të mësoni të mbani aparatet për dëgjim.

  •  Deri sa të mësoheni me aparate mund të zgjasë disa javë. Do të dëgjoni më mirë, por realisht nuk mund të prisni të dëgjoni si më parë.
  •  Do të mund ti dëgjoni më lehtë zërat të cilat më herët me vështirësi i keni dëgjuar(psh, zërat e fëmijëve, dhe të grave, cicërimën e zogjëve. )
  • Zëri juaj do të tingëlloj ndryshe
  • Do të vëreni zëra të ri (psh. Puna e frigoriferit, klimës, hapat, shfletimi i gazetës..) të cilët me kalimin e kohës nuk i keni dëgjuar.
  • Aparatet për dëgjim e përmirësojnë kuptimin e fjalëve në zhurmë, mirëpo ato mund të menjanojnë plotësisht zhurmën. Dëgjimi në zhurmë edhe më tej do të jetë sfidë për ju.
  • Që të arrini rezultate më të mira gjatë përdorimit të aparatit për dëgjim, mundohuni të përmirsoni komunikimin.

Gjatë aparateve për dëgjim është mirë të mbani regjistër për situatat e përditshme. Në bazë të përshtypjeve tuaja mund të bëjmë rregullim plotësues të aparateve për dëgjim, ashtu që dëgjimi të jetë më i përshtatshëm dhe më i suksesshëm.