Aparatet bashkëkohor për dëgjim janë në dispozicion në spektrin e gjerë të modeleve me dizajn të ndryshëm dhe teknikë karakteristike , kështu që mund ti plotësojë të gjitha nevojat, shijet dhe mundësitë materiale.
Egzistojnë tre grupe kryesore të modeleve:
- Aparat dëgjimi pas veshit- përbëhet nga pjesa pas veshit-shtëpizë nga plastika në të cilën janë vendosur pjesë elektronike në aparat, dhe pjesë protetike e përshtatshme ku kalon zëri deri në kanalin e veshit të përdoruesit.
- RITE- përbëhet nga pjesa pas veshit- shtëpizë plastike në të cilën është vendosur mikrofoni, procesor i zmadhuesit, ndërsa antropalanti është vendosur në vetë kanalin e veshit, i mbuluar me pjesë të protezës së përshtatshme. Në dispozicion janë në RITE dhe mini RITE nënmodel,ashtu që janë edhe për dëmtime të lehta dhe të rënda.
- Aparat kanal - mbahen në vetë kanalin e veshit. Të gjitha pjesët elektronike janë të vendosura në shtëpizën plastike të bëra për masën e veshit të përdoruesit në bazë së cilës merret masa nga kanali i veshit. Mundësia e zgjedhjes së këtij lloj modeli të aparatit varet nga lloji dhe shkalla e dëmtimit,.Gjithashtu nga karakteristikat fizike të kanalit të veshit dhe gjendja shëndetësore e veshit. Në dispozicion janë në më shumë nënmodele- ITE, ITC, CIC, IIC.