Aparati për dëgjim është pajisje e vogël elektronike që mbahet brenda në vesh dhe pas veshit. Ai i rrit zërat që personat me dëgjim të dëmtuar të mund të dëgjojnë, të komunikojnë dhe të marrin pjesë plotësisht në aktivitetet e përditshme. Aparati për dëgjim i zmadhon dridhjet që hyjnë në vesh.Qelizat e dëmtuara të veshit të brendshëm mund ti detektojnë dhe ti shëndrojnë në sinjal që kalojnë deri në tru. Sa më i madh të jetë dëmtimi i qelizave aq më e madhe do të jetë shkalla e dëmtimit të veshit dhe zmadhimi i zërit të aparatit për dëgjim do të jetë më i madh.
Përderisa dyshoni se keni dëgjim të dëmtuar dhe mendoni se do keni përfitim nga aparati për dëgjim, vizitoni mjekun amë i cili do ju udhëzoj në mjek specialist për veshë, hund dhe fyt- otorinolaringologu. Ai do të kontrollojë arsyen e dëmtimit të dëgjimit dhe sipas testimi do të vërtetojë llojin dhe shkallën e tij.
Matja e dëgjimit ( audiometrija ) bëhet në vend të izoluar ( dhomë e shurdhër ) me përdorimin e pajisjes të veçantë- audiometri. Personit që kontrollohet i vendosen kufje prej të cilave lëshohen zëra me ton të ndryshëm dhe madhësi, kurse detyra e tij është të shtyp butonin kur të dëgjoj zë ose ta ngrit dorën. Rezulatet e fituara nga kontrolli regjistrohen në audiogram, i cili në grafikon tregon llojin dhe shkallën e dëmtimit të dëgjimit. Ky rezultat fillestar është për përzgjedhjen e modelit të aparatit për dëgjim .
Egzistojnë modele të ndryshme të aparateve për dëgjim, mirëpo në përgjithsi të gjithë kanë komponentë kryesorë:
- Mikrofon- i mbledh të gjithë zërat e hapsirës dhe i shëndrron në sinjal elektrik.
- Zmadhues - e zmadhon intenzitetin e sinjalit nga mikrofoni. Filtrat e modifikojnë zërin ashtu që rriten vetëm ato zëra që janë të rëndësishëm për përdoruesin.
- Antropalant- pranues- i shëndrron sinjalet elektrike të përpunuara në sinjale të zëëshëm që ti dëgjoj përdoruesi
Përveq këtyre tre komponentëve, aparatet digjital për dëgjim lidhen me procesor të vogël kompjuterik i cili i përpunon sinjalet e mëdha që tu përshtaten nevojave individuale të përdoruesit.
Aparatet për dëgjim me të vërtet ndihmojnë
Bota juaj prap do të fillojë të hapet. Do ti dëgjoni zërat të cilat nuk i keni dëgjuar një kohë të gjatë. Komunikimi do të jetë më i lehtë. Do të ndjeheni më pak të lodhur kur mundoheni të kuptoni njerëzit me të cilët bisedoni.