Reagimet më të shpeshta ndaj njohurive të dëmtimit të dëgjimit janë:
- REFUZIM- ndjenja që njerëzit rreth jush duhet të flasin më me zë
- HIDHËRIM- ndjenjë natyrore pasuar nga pafuqi, është e rëndësishme të kuptoni se dëmtimi i dëgjimit mund të paraqitet tek gjithkush, në çdo periudh të jetës dhe që ajo gjendje mund të ndryshojë përderisa me kohë kërkoni ndihmë nga profesionistë,
- ARSYETIM- nuk jeni të gatshëm ta pranoni gjendjen tuaj dhe gjeni arsyetime "Dëgjimi im nuk është aq i dëmtuar" ose "Do të vizitoj mjekun nëse më keqësohet gjendja."
- KEQARDHJE NGA VETJA- nuk kërkoni nga bashkëbiseduesi të ju përsëris fjalinë dhe pse jeni të vetëdijshëm për gjendjen tuaj, që të mos ta ndërprisni ju tërhiqeni në vete dhe mbeteni të izoluar.
- PRANIMI- me kalimin e kohës, do të mësoni ta pranoni dëmtimin e dëgjimit tuaj dhe do të jeni të vendosur të kërkoni zgjidhje! Një ditë në një të ardhme të arfërt do të jeni të lumtur që keni vepruar ashtu!
Pse duhet ta trajtoni dëmtimin e dëgjimit?
Dëgjimi juaj është çels i pjesëmarrjes tuaj aktive me botën që ju rrethon ndërsa dëgjimi i humbur mund të ketë ndikim të madh në jetën tuaj.
Kur të vijë deri tek dëmtimi i dëgjimit , reagimet në situata janë të ndryshme. Nëse dëmtimi nuk trajtohet mund të vijë deri në izolim social, ndiheni të lodhur nga vet përpjekja e përditshme që të jetoni jetën si më parë, kur nuk keni pasur dëmtim.
Është shumë e rëndësishme të keni njohuri të gjendjes suaj, që të vizitoheni nga një ekspert për këtë lëmi.
Sa më herët të shkoni në kontroll, mundësit janë më të mëdha që pa pengesë të merni pjesë në situatat e përditshme.
Ashtu që, për ju është i rëndësishëm dëgjimi:
- SITUATAT NË PUNË (pjesëmarrja në biseda të punës)
- KOHA ME FAMILJEN DHE MIQTË (shikimi i televizorit apo biseda me familjarët gjatë drekës, shoqërimi etj..)
- SIGURIM I JUAJ DHE I TË TJERVE (të dëgjoni zëra që ju japin shenjë për rrezik, psh. boritë dhe zëra të tjera në komunikacion apo të dëgjoni kur dikush kërkon ndihmë...)
- MËSIM ( përcjellja e mësimit pa lodhje .)