Dëmtimi i dëgjimit ndryshon nga dëmtimi i shikimit.
Si dëmtimi i shikimit ashtu edhe dëmtimi i dëgjimit është i lidhur me moshën. Dëmtimi i shikimit çon në lexim të vështirë, ashtu që shkronjat duken më të vogla, mirëpo tek dëmtimi i dëgjimit është ndryshe. Vështirë është të dëgjohen disa zëra. Shembull, bashkëtingëlloret siç janë F, S apo T, lehtë mund ti kalon më të zëëshmet dhe një zanoret siç janë: A,O dhe U.
Llojet e dëmtimit të dëgjimit
Dëmtimi i dëgjimit mund të ndodh në cdo periudhë të jetës nga arsye të ndryshme. Mirëpo dallojmë 3 lloje të dëmtimit të dëgjimit
- I përçueshmërisë
- Nervi dëgjues
- I ndryshëm
Arsyet e dëmtimit të dëgjimit
Arsyet më të shpeshta të dëgjimit janë zhurma dhe mosha
Poashtu arsye të tjera janë:
- infeksioni gjatë shtatzanisë
- infeksioni
- lëndim i kokës
- dëmtimi i membranës së veshit
- mjekimi i disa lloje të kancerit
- përdorimi i disa lloje të ilaqeve
Dëmtimi i dëgjimit mund të jetë si pasojë e sëmundjeve të ndryshme si psh. ndezje në vesh. Megjithatë në kohrat e sotshme më shumë dëmtimi i dëgjimit ndodhë si pasojë e prezencës në zhurma të mëdha, përderisa prezenca në zhurmë është e përditshme dhe zgjat disa orë mund të çoj deri në dëmtim të dëgjimit e cila është e përhershme dhe nuk mund të përmirsohet me asnjë ilaq. Veçanarisht është e rrezikshme puna në fabrika të zhurmshme me makineri të zhurmshme... Në të gjitha rastet duhet të mbahen "kufje" (antifona) kundër zhurmës apo mbajtje e tamponëve mbrojtës në vesh. Egzistojnë zakone të përditshme të cilat janë të dëmshme: shpesh dëgjim i muzikës me ton të lartë, vozitje e shpeshtë me motocikletë, konsumim i shpeshtë dhe afatgjatë i disa antibiotikëve si dhe konsumimi i alkoholit dhe duhanit.
Shkallët e dëmtimit të dëgjimit
Fakt është se një nga 6 persona nga mosha mbi 50 vjeç, kanë vështirësi në dëgjim dhe kërkojnë ndihmë dhe rritje të zërit. Dëmtimi i dëgjimit është e lehtë, e mesme e rëndë dhe dëmtim i thellë. Dëmtimi i lehtë i dëgjimit e zvogëlon kuptimin e fjalës. Ndërsa dëmtimi i rëndë i dëgjimit kuptimi i fjalëve nuk është i mundshëm. Pa dallim të shkallës së dëmtimit, disa lloje të tingujve është e vështirë apo i pamundur të dëgjohen- tinguj siç është këndimi i zogjëve, tinguj të ulët. aparate siç është telefoni.